Sot më 13 qershor, rreth orës 3.10 në një kazino në rrugën “Marshall Tito” në Strugë, një person i panjohur dhe i maskuar ka kryer vepër penale “Vjedhje e dhunshme” ndaj një të punësuare,njofton për Struga Ekspres, Merlina Islami,zëdhënëse e Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër.
Kryerësi i veprës nën kercënimin e armës nga e punësuara ka marrë rreth 58.000 den dhe më pas ka shkuar në drejtim të panjohur.
Po merren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit për zbulimin dhe identifikimin e dhunuesit, autorëve të veprës.(Struga Ekspres)