Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKasami nuk ndalet, realizon takime intensive në Strugë, Gostivar, Tetovë, Shkup e...

Kasami nuk ndalet, realizon takime intensive në Strugë, Gostivar, Tetovë, Shkup e Kumanovë (FOTO)

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë këtij muaji ka bërë takime intensive me aktivistë dhe simpatizantë ku nga afër u ka sqaruar rolin e Lëvizjes BESA dhe artikulimin e saj për në të ardhmen.

Lëvizja BESA ka treguar forcë edhe gjatë gjitha këtyre goditjeve që i morri nga pushteti i Bdi-Lsdm-Pdsh dhe Afrim Gashi.

Bilall Kasami dhe bashkëpunëtorët e tij u takuan me strukturat e partisë në Tetovë nga ku u dha mesazh i fuqishëm se rrugëtimi i Lëvizjes Besa si forcë opozitare vazhdon edhe më fuqishëm në artikulimin e interesave të shqiptarëve në Maqedoni.

Ndër tjerash, Kasami tha: “ prezenca e juaj në këtë takim dëshmon se jemi në rrugë të drejtë për të mbrojtur interesin e shqiptarëve në Maqedoni nga një qeveri e cila ka shumë partnerë brenda po pa ndonje influencë reale për të punuar në interes të shqiptarëve”. 

Për gjatë muajit, kryetari i Lëvizja BESA ka vizituar edhe simpatizantët e BESËS në Strugë.

Nga Struga Kasami ka goditur ashpër Afrim Gashin, dhe se ky i fundit sipas Kasamit nëse ka dinjitetin minimal duhet të jap dorëheqjen dhe të formoj subjektin e tij politik dhe të garoj në zgjedhje për të kërkuar votat e elektoratit, u shpreh Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami për portalin Struga Ekspres.

Bilall Kasami ka realizuar takime edhe me strukturat partiake në Çair, nga ku u dha një mesazh i fuqishëm dhe se prezenca masovike në këtë takim demanton zërat se Besa është e Tetovës apo e Shkupit, por përkundrazi në Çair dëshmohet se Besa është e të gjithë shqiptarëve që nga Manastiri, Struga e deri në Likovë ka thënë Kasami./TetovaLajm/

Ndryshe, nga Kumanova Bilall Kasami u tha se Lëvizja BESA nuk u bë pjesë e Qeverisë sepse nuk duam të jemi vetëm një numër i Zaevit. Dëshmuam se qeverisjen e shohim si partneritet si mundësi për të ndihmuar qytetarët dhe jo partnerët e koalicionit. Prandaj sot në qeveri kemi vetëm individë që shitën interesat e shqiptarëve për disa poste individuale” përfundoi fjalimin e tij kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!