Familjarët e boksierit të njohur, tanimë të ndjerë, 26 vjeçarit Atdhetar Skenderi-Tali, nga Veleshta e Strugës sot përkujtojnë me mallë dhe dhimbje djalin e tyre i cili ndërroi jetë si sot 6 vite më parë (10 qershor) nga një aksident fatal që tronditi familjen dhe mbarë Strugën dhe shumë miqë të tij nga qytete të ndryshme të Maqedonisë dhe jashtë saj,shkruan Struga Ekspres.
Poashtu sot përkujtojnë boksierin e ndjerë edhe KB “Sindi”.
Atdhetar Skenderi ishte boksier aktiv në KB “Sindi” ku ka dhënë kontribut të madh, duke u shpallur disa herë kampion individual shtetëror dhe ekipor me klubin e tij.
Struga 6 vite më parë humbi kampionin e talentuar i cili gjatë karrierës së tij në sportin e boksit u shpallë disa herë kampion në Maqedoni dhe jashtë saj!
(Struga Ekspres)