Dy inspektorë të arsimit janë sulmuar verbalisht pasi janë penguar të kryejnë inspektim në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës. Inspektimi është inicuar me kërkesë të vetë universitetit por përsëri ai nuk është lejuar të realizohet kurse inspektorët thonë se janë kërcënuar, sharë dhe ofenduar. Rastin e kanë paraqitur në policinë e Strugës dhe paralajmërojnë padi penale ndaj universitetit. Pengesa, siç thonë ata, është bërë nga vetë rektori dhe kreu i bordit drejtues të UNS-së Armend Kadriu.
Nga ana e personit përgjegjës Armend Kadriu, nuk na u lejua që ta kryejmë atë aktivitet professional, inspektim të jashtzakonshëm. Filluan me shumë ofendime, kërcënime verbale, sharje dhe gjithçka të ngjashme. Në një situatë të këtillë, meqë nuk ishim në gjendje ta kryejmë detyrën zyrtare, në u drejtuam në stacionin policor – tha Gjorgjija Ilijovski, inspektor shtetëror i arsimit.
Alsat pyeti në Inspektoratin e arsimit nëse dy inspektorët kanë respektuar proceruat ligjore përpara se të bëjnë vëzhgimet në terren. Nga ky organ sqarojnë se
UNS-ja lëshoi kërkesë për të bërë inspektim të sërishëm në këtë universitet. Kolegët me autorizim të drejtorit të inspektoratit i kanë lajmëruar universitetit me telefon por jo edhe me shkresë zyrtare për ditën dhe kohën e inspektimit – pohojnë nga Inspektorati i arsimit.
Dy inspektorët nga terreni thonë se nuk është hera e parë që në këtë universitet, inspektimi u është bërë i pamundur. Si arsye, ata theksojnë një numër të madh të perregullësive dhe shkeljeve që kanë evidentuar gjatë inspektimeve të mëhershme dhe të cilat nuk janë mënjanuar nga universiteti edhe përskaj afatit që i është dhënë.
Kemi hasur në shumë diploma të panostrifikuara të personave që janë gjoja të punësuar kurse në listën e personave të punësuar në Agjencinë për punësim nuk ka asnjë profesor të angazhuar me kohë të plotë, gjë që paraqet problem për funksionimin e një institucioni të lartë – deklaroi Zoran Risteski, inspektor shtetëror i arsimit.
Kjo që ndodhi sot nuk ndodh për herë të parë. Ka ndodhur më shumë herë. Arsyeja për një gjë të tillë ka shumë por kryesorja është që bashkëshortja e tij e cila është notere, ka diplomë të pa nostrifikuar doktorate, si dhe kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko I cili ka diploma doktorature nga Novi Pazar të cilat nuk janë të nostrifikuar. Këto janë arsyet që tashmë dy-tre vitet e kaluara kanë këtë qasje për ne si Inspektorat i Arsimit. Ne do t’i informojmë të gjithë institucionet, si qeverinë, presidentin dhe ambasadat, për këtë që i bëhet inspektoratit të arsimit – deklaroi Gjorgjija Ilijovski, inspektor shtetëror i arsimit.
Inspektorët thonë se në të ardhmen, do të jenë të detyruar të kërkojnë përforcim policor, kur të duhet të vëzhgojnë nga afër punën e UNS-së. Alsat arriti të kontaktojë me organet më të larta të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës por ata refuzojnë të prononcohen publikisht për rastin. Në publik, universiteti njihet për lidhjen me kreun e Strugës Ramiz Merko edhe pse zyrtarisht nuk ekzistojnë të dhëna për këtë.
Fatlume Dervishi