Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiRamiz Merko i ftuar në Austri nga ministrja e jashtme, ja qëllimi...

Ramiz Merko i ftuar në Austri nga ministrja e jashtme, ja qëllimi i takimit

Kryetari i Komunës së Strugës z.Ramis Merko i ftuar nga Ministrja e Integrimit dhe punëve të jashtme të Austrisë znj.Karin Kneissl në Konferencën Europiane në Vjenë.

Kryetari i Komunës së Strugës z.Ramis Merko është i ftuar në Konferencën e organizuar nga ana e Unionit Europian në temë “Bisedimet strategjike të UE-së, Stabiliteti, siguria, bashkëpunimi – sfidat në kohë të trazirave”, nga ana e Ministres së Integrimit dhe punëve të jashtme të Austrisë znj.Karin Kneissl.

Nga data 1 Korrik 2018 Austria do të jetë shteti i UE-së i cili do të kryesoj Presidencën e Këshillit të Europës, me këtë rast edhe organizohet kjo konferencë ku Austria do të ketë një sfidë të vështirë gjatë kohës së presidencës me UE-në, ku një prej sfidave më të rëndësishme është edhe dedikimi në stabilitetin e vendeve kandidate të UE-së si edhe vendeve të Europës Juglindore dhe Ballkanit perëndimor.

Në këtë event pjesemarrës kanë qënë edhe Georg Pfeifer – Kryetar i zyrës së Parlamentit Europian në Austri, Robert Amsterdam, Gabriel Lansky, Karin Kneisst- Ministre e Integrimit dhe punëve të jashtme të Austrisë, Jean Asselborn- Ministër i punëve të jashtme, çështjeve europiane, emigrimit dhe azilit të Luksemburgut, Wolfgang Ischinger-Kryesues i Konferencës së sigurisë të Mynihut, Othmar Karas- Anëtar i Parlamentit Europian, Ivan Krastev- Kryetar i Qendrës për studime liberale në Insitutin për shkenca humane në Vjenë, Aleksandër Kwasniewski- Ish President i R.së Polonisë, Sergei Stanishev- Kryetar i Partisë socialiste (ish-kryeministër i Bullgarisë) etj.

Në këtë rast Kryetari i Komunës së Strugës z.Ramis Merko është takuar me Ministren e Integrimit dhe punëve të jashtme znj.Karin Kneissl. Në këtë takim ata kanë diskutuar mbi integrimin e vendeve të Ballkanit me qëllim të anëtarësimit sa më të shpejtë të vendit në UE. Kurse si rezultat i këtyre integrimeve parashihet edhe zhvillimi lokal i vendeve të rajonit, ku dihet botërisht se me këtë integrim edhe mundësohet progresi ekonomik, social etj, i vendeve të rajonit.

Zyra për marrëdhënie me publikun
Komuna e Strugës

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!