Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela mbrëmë ishte i ftuar në emisionin Fokus në Art Channel ku tha që për të do të ishte shumë e rëndësishme që sakrifica e tij të vlerësohej nga shqiptarët e jo nga Zoran Zaev.
“Unë mendoj që shumica e shqiptarëve din ta vlerësojnë sakrificën e një politikani dhe unë shqiptar jam, jam rrit shqiptar, do të vazhdoj të jetoj shqiptar dhe për mua ka shumë rëndësi që sakrifica që kam bërë të vlerësohet nga ana e tyre, aspak nuk shqetësohem a do të vlerësohej apo jo nga ana e Zoran Zaevit. Shpresoj që një ditë shqiptarët do të më japin mundësinë e pesë minutave që ti kem në xhep që ta shoh në sy edhe njëherë Zoran Zaevin”-deklaroi Sela./Fol