Klinika e Hematologjisë për herë të parë do të fillojë transplantimin e qelizave amë nga donatorë të huaj për prodhimin e qelizave të gjakut.
Një gjë e tillë u bë e mundur pas rinovimit të hapësirave të Klinikës së Hematologjisë, pasi hapësirat e deritanishme nuk kanë përmbushur standardet. Ky lloj transplantimi gjatë viteve të kaluara është kryer jashtë vendit, ku për një pacient janë harxhuar 150 deri në 200 mijë euro nga ana e shtetit. Kjo metodë e sofistikuar e transplantimit do t’iu shërbej pacientëve me sëmundje malinje në gjak.
“Numër i madh i pacientëve me këtë patologji, më parë janë dërguar jashtë vendit ndërsa me këtë renovim mundësojmë kushte edhe në vendin tonë që këta pacientë të shërohen me këtë metodë. Shpenzimet gjatë 2018-tës për rreth 25 pacientë të cilët janë dërguar jashtë për këtë metodë ka qenë midis 150 – 200.000 euro për pacientë, kështu që planifikojmë kursime serioze të buxhetit të shtetit” – deklaroi ministër i Shëndetësisë Venko Filipçe.
“Ekipi i mjekëve të cilët do të bëjnë transplantimin janë të gjithë nga vendi, por të edukuar jashtë vendit. Kolegët tanë kanë bërë trajnime në Gjermani, Slloveni dhe në SHBA. Gjithashtu kemi lajmërim për bashkëpunim me spitalet e Kroacisë që në rast të nevojës të jenë pjesë ë këtyre procedurave” – deklaroi Irina Panovska Stavridis, Drejtoreshë e Klinikës së Hematologjisë.
Klinika e Hematologjisë për vite të tëra nuk ka mundur të kryejë këtë lloj transplantimi pasi ka munguar qasja te regjistrat evropianë dhe ndërkombëtarë të dhuruesve të palcës së eshtrave por edhe për shkak të hapësirave adekuate të kësaj Klinike./Alsat-M