27 vjeçarja nga Velesi, dje në polici ka denoncuar se një djalë nga Prilepi i moshës 31 vjeçare ka tentuar ta përdhunojë.
Siç ka deklaruar vajza në polici, që të dy më herët kishin komunikuar në rrjete sociale dhe kishin vendosur të takohen në Veles.
Me veturën e djalit duke shëtitur në Veles, ai ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale.
Kur ajo e ka refuzuar, ai ka filluar ta godas. Më pas sulmuesi vajzën e cila e ka humbur vetëdijen e ka lënë atë në afërsi të Parkut rinor dhe ka shkuar në drejtim të panjohur.
Me veturë të ndihmës së shpejtë vajza është dërguar në spital. Policia po merr masa për pastrimin e plotë të rastit.