Ditën e diel (13.05.2018) në Shkup u zhvillua Turneu Ndërkombëtar në Karate “Solidarnost Open 2018”. Në këtë turne morën pjesë mbi 400 sportistë nga Maqedonia, Malibi zi dhe Serbia.
Klubi i Karatesë “Drini” u praqit me shtatë sportistë në diciplinën kumite dhe arriti të fitoj po shtatë medalje, nga të cilat 3 medalje ari, 2 medalje argjenti dhe 2 medalje bronzi.
Me medalje ari u stolisën:
Sara Sinani(2006) -45kg
Velerda Seferi(2006) -50kg dhe
Hamza Zylali(2005) +55kg
Me medalje te argjentë u stolisën:
Gresa Mustafai(2006) +50kg dhe
Loriana Ramo (kadete) -54kg
Me medalje të bronztë u stolisën:
Muhamed Sinani(2006) +55kg dhe
Zana Xheladini(kadete) +54kg
Klubin e Karatesë “Drini” këtë jave e presin edhe dy aktivitete të tjera, një në Lushnjë dhe aktiviteti tjeter ne Prizren!