Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniHumanizëm i shtuar gjatë muajit të Ramazanit

Humanizëm i shtuar gjatë muajit të Ramazanit


Me fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit i cili njihet si muaji i mëshirës dhe solidaritetit, Organizata të ndryshme humanitare në vend dhe aktivistë humanitarë, kanë filluar përgaditjet për të befasuar familjet skamnore, të pastrehët dhe jetimët.
Nuk janë vetëm pakot ushqimore të cilat do tu dhurohen para muajit të Ramazanit por befasi tjetër gjatë këtij muaji dhe para festëts së Bajramit është edhe dhurimi i banesave për të pastrehët.

OH” Kallliri i Mirësisë “ një akt të tillë tash më e ka bërë tradicional. Shperndarja e 4500 pakove ushqimore, shtimi i iftareve për skamnorët, furnizimi me tesha për 600 fëmijë janë disa nga projektet shtesë të kësaj organizate.

“Është bërë traditë që disa nga bashkëpuntorët tanë me të cilët kemi bashkëpunim pothuaj së cdo vit,kërkojnë nga ne që tju ofrojmë listat dhe këto ditë do të presim vendimin dhe reagimin e donatorëve se për kë do të përcaktohet, qoftë të nfillojmë ndërtimin e shtëpive të tyre nëse ata kanë vend, nëse nuk kanë vend do të kalojmë në një project tjetër për tu blerë apo për tu siguruar banësa për një jetesë komode”, kryetari i OH “Kalliri i Mirësisë”, Rifat Sherifi.

Nga OH “NUN”, thone se si para por dhe gjatë këtij muaji, skamnorët i presin shumë befasi .

“Kemi përgaditur gjithsej 1500 pako të cilat do të ndahen në dy etapa, një pjesë para muajit të bekuar të Ramazanit, tjetra nga mesi i këtij muaji, që familjet të kenë ushqim gjatë këtij muaji dhe të kalojnë këto ditë sa më mirë. Për 3 vite me rradhë në 30 ditë ramazan do të shtrojmë mbi 100 iftare për skamnorët dhe kalimtarët e rastit që iftari I ka gjetur në rrugë. Të burgosurve në burgjet e Shkupit, tri vite rradhazi u shtrojmë iftare gjatë këtij muaji”, shprehet Sedat Rushidi nga organizata humanitare “NUN”.

“Imagjinata që të jetosh në lëkurën e një skamnori na dha vullnet që të marrim përsipër një aksion humanitarë, disa vullnetarë dhe faqja “Duam Cair të Pastër” kemi marrë përsipër një aksion të mjeteve ushqimore. Pasi cdo ditë familjet skamnore paraqiten tek ne për të kërkuar ndihmë dhe për këtë arsye edhe bëmë apel për tu ndihmuar atyre. Kemi marrë një depo ku do ti grumbullojmë mjete ushimore dhe ato financiare”, shprehet aktivistja humanitare Blerta Daci.

Porosia nga të gjithë bashkëbiseduesit ishte në një vijë. Aksionet humanitare dhe shtrirja e dorës së solidaritetit duhet të mbisundojë në çdo kohë dhe për çdo nevojtar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!