Sonte në orën 19:00 Teatri Poshka dhe Korpusi Amerikan i Paqes hapin siparin e organizimit tradicional “Peace Stage” ose “Skena e Paqes”.Të bashkuar nën moton e Presidentit Kenedi, Teatri Poshka dhe Korpusi Amerikan i Paqes sjellin këtë vit shfaqen “Drop Dead Juliet” shkruar nga Olsa Poshka dhe Allison Williams. Nën drejtimin regjisorial dhe artistik të Olsa dhe Xheladin Poshkës, nën menaxhimin e Esha Bhardwaj, për herë të parë në Maqedoni dhe në historinë e Korpusit Amerikan të Paqes vjen ky lloj bashkëpunimi i cili do jetë i përvitshëm. Shfaqja do të intepretohet në gjuhën angleze nga një grup të rinjsh të cilët janë shqiptarë, maqedonas, turq, amerikanë dhe romë:Arbjon Ajro ,Esha Bhardwaj ,Martin Cikarski ,Angela Grujoska ,Beki Kadrioska ,Ksenija Kralj ,Tijana Kukovska ,Alen Kurtish,Asdren Maliqi,Kosta Misa,Arzu Recep,Elena Veljanoska ,Arba Xhila,Elton Yseini,Master të grafikës dhe dizajnit Morgan Downs dhe Enkel Dika.Teatri Poshka është cilësuar si ambasador i kulturës dhe edukimit të të Rinjve dhe ne i urojmë suksese në punën e tyre e cila bën krenare Strugën.