Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiGjumi i tepërt të dëmton!

Gjumi i tepërt të dëmton!


A të pëlqen të flesh disa orë më shumë mëngjesin e së dielës? Nga kërkimet rezulton se të flesh më shumë gjumë, edhe vetëm gjatë fundjavave, i bën një dëm të madh shëndetit tënd.
Të gjithë e dimë se të flesh më pak orë gjumë është e dëmshme, por edhe të flesh më tepër orë mund të jetë po aq e dëmshme.

Disa nga efektet negative të fjetjes së tepërt mund t’i lexoni në listën e mëposhtme:

Shtim në peshë

Fjetja e tepërt ka një ndikim të fuqishëm në mënyrën se si trupi i grumbullon dhe i humbet yndyrnat. Në një studim të zgjatur në kohë, u arrit në përfundimin se në një peridhë 6 vjeçare, ata që flinin mbi 10 orë gjatë natës kishin 21% më shumë mundësi të bëheshin obezë, se ata që flinin normalisht 7-8 orë çdo natë. Gjithashtu, dieta apo ushtrimet fizike nuk kishin asnjë ndikim në lidhjen që u vërtetua midis mbipeshës dhe gjumit të tepërt.

Dhimbje koke

Fjetja e zgjatur mund të japë dhimbje koke dhe migrenë. Ky fenomen i njohur si “dhimbja e kokës në fundjavë” besohet se shkaktohet nga çregullimi i sekretimit të disa neurotransmetuesve në tru, sic është dhe serotonina. Gjithashtu, përgjumjet gjatë ditës që sigurojnë vështirësi në fjetjen gjatë natës, shoqërohen me dhimbje koke.

Dhimbje shpine

Nëse vuani nga dhimbja e shpinës, fjetja e zgjatur mund t’jua rëndojë dhimbjen që keni. Fjetja për orë e orë të tëra siguron ngurtësi muskulare dhe shton dhimbjen. Mjekët rekomandojnë që pacientët me dhimbje shpine të flenë aq sa duhet dhe të jenë sa më aktivë përgjatë ditës.

Plakje të parakohshme

Fjetja e zgjatur shkakton plakje të shpejtë të trurit. Sidomos tek të rriturit, të shpenzuarit e më shumë orëve në gjumë ka treguar se e plak trurin minimalisht 2 vjet më shpejt. Kjo gjë shfaqet me ulje të përqëndrimit, të kujtesës dhe ulje të aftësive për të realizuar aktivitetet e përditshme, si dhe me rritje të riskut për zhvillimin e sëmundjeve mendore degjenerative.

Sëmundje të zemrës dhe diabet

Studimet tregojnë se të flesh 9-11 orë çdo natë, ke një risk 28% më të lartë për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe një risk prej 34% më të lartë për vdekje nga komplikacionet e këtyre sëmundjeve. Nga ana tjetër, orët e shumta të gjumit shtojnë edhe nivelet e sheqerit në gjak. Së bashku me jetën sedentare dhe shtimin në peshë, shtohet edhe rreziku për zhvillimin e diabetit melit tip 2.

Depresioni

Shqetësimet në gjumë dhe depresioni thuhet se shkojnë paralelisht me njëri-tjetrin. Mirëpo thuhet se dhe fjetja e tepërt ka një ndikim negativ në këtë aspekt. Ata që flenë mbi 10 orë çdo natë, janë më të predispozuar për t’u prekur nga depresioni, se ata që flenë në sasinë e duhur. Stabilizimi i orëve të gjumit është i rekomanduar për të reduktuar simptomat e depresionit në këtë rast.

Çrregullimet e ritmit circadian

Çrregullimet e ritmit circadian fillojnë që nga momenti kur “ora e brendshme” nuk koordinohet aq mirë me ciklin ditë-natë. Këto çrregullime rezultojnë në probleme për të fjetur gjumë, vështirësi për të qëndruar zgjuar dhe lodhje të shtuar ditore. Fjetja e tepërt çon në çrregullime të ritmit circadian për shkak të reduktimit të kohës së ekspozimit ndaj dritës, gjë që është faktor kyc në paralajmërimin e trupit për gjendjen e zgjimit.

Lodhja e vazhdueshme

Periudha të gjata të shpenzuara në shtrat janë të lidhura me lodhjen e vazhdueshme dhe me gjumin jo të qetë. Lodhja ditore ka një ndikim negativ në të gjitha aspektet e jetës, pasi ajo përkeqëson humorin tonë, ul aftësitë konjitive, si dhe shton rrezikun për aksidente, sidomos në kushtet e drejtimit të automjetit.

Ulje e fertilitetit

Shumë hormone, në të cilat dhe ato të riprodhimit, i nënshtrohen një ritmi circadian gjumë-zgjim. Femrat që flenë më tepër orë gjumi, ndërkohë që janë në ndjekje të terapive për fertilizim in vitro, kanë 43% më pak shanse për të mbetur shtatzëna, se sa ato që flenë normalisht, shkruan bota.al. Një efekt i tillë është thuajse i barabartë me atë të fermave që flinin më pak se 6 orë gjatë natës.

Vdekje

Studimet epidemiologjike kanë treguar një lidhje të fortë midis fjetjes së tepërt dhe vdekjes së parakohshme. Edhe pse shkaku kryesor është i panjohur, kërkuesit flasin për rritjen e niveleve të inflamacionit, së bashku me shtimin e riskut për sëmundje të zemrës, diabetit dhe obezitetit si faktorë risku.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!