Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniIsh-kryetari i një komune në Maqedoni i jepte projekte nuses së tij!...

Ish-kryetari i një komune në Maqedoni i jepte projekte nuses së tij! (FOTO)


Ish-kryetari i komunës së Koçanit nga radhët e VMRO-DPMNE, Ratko Dimitrovski do të përballet me ligjin, pasi që ndaj tij është ngritur kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës dhe financave komunale. Ai në dy raste i ka lëshuar para nuses së djalit të tij nga grantet e programit “Erasmus+”.

Në vitin 2015 në kundërshtim me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, Dimitrovski në konton e resë së tij i ka lëshuar rreth 4 mijë euro, ndërsa një gjë të tillë e ka bërë edhe në fund të gushtit të 2017, ku pa vendim të Këshillit komunal ka vendosur që ti lëshojë një buxhet tjetër në vlerë prej rreth 9 mijë eurove nga buxheti komunal në llogarinë e shoqatës së resë së tij.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments