Dy persona të armatosur, sot pasdite kanë tentuar që të futen në autobusin urban me numër 16, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Në ora 13.30 është raportuar se në autobusin urban me numër 16 në rrugën “11 Tetori” në afërsi të Parlamentit, dy persona me veturë janë ndalur afër autobusit dhe tentuan me përdorim të armës të futen brenda. Pasi përpjekja e tyre dështoi ata ikën në drejtim të Draçevës”, thuhet në njoftimin e MPB-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Njëri prej tyre u kap nga policia ndërsa po gjurmohet për personin tjetër.
Policia gjithashtu ka gjetur armën, pasi ata derisa vozisnin e hodhën atë në rrugë.