Një shkupjan i punësuar në shëndetësinë private vitin e kaluar ka marr pagë bruto nga 225.000 euro në muaj, ndërsa paga e tij bruto vjetore ka qenë 2.7 milion euro, që është paga më e lartë e paguar në Maqedoni.
Bonusi më i madh i paguar nga puna vitin e kaluar ka qenë 416.000 euro. Këtë gjë e treguan të dhënat nga Drejtoria për të Ardhura Publike nga paraqitjet vjetore tatimore të qytetarëve.
Pensionisti më i pasur është nga Strumica, i cili në DAP ka lajmëruar të ardhura bruto vjetore nga pensioni dhe të ardhura tjera në lartësi prej rreth 680.000 euro.
Të ardhurat më të larta bruto vetëm nga pensioni ka paraqitur një banor nga Shkupi i cili gjatë vitit të kaluar ka pasur rreth 30.000 euro.
Përfitimin më të lartë nga dividenda ka pasur një shkupjan i cili mbi këtë bazë ka lajmëruar rreth 1.8 milion euro.
Një banor nga Velesi ka paraqitur fitimin më të madh nga kryerja e shërbimeve të përkohshme për çka ka pasur të hyra prej 948.000 euro./Almakos