Të dhënat statistikore flasin se në Maqedoni nga numri i përgjithshëm i popullatës, 49,9 për qind janë gra dhe se ato jetojnë katër vjet më gjatë se burrat, ndërsa jetën mesatare e kanë 77,4 vjet. Lidhur me burrat më i madh është numri i grave të diplomuara, gjegjësisht 58 për qind ose 4.787, si dhe numri i grave me master 58,9 për qind ose 1.107.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i grave me titull doktor shkencash është 111 gra doktor shkencash. Nga numri i përgjithshëm i grave të punësuara 94,3 për qind janë të paraqitura me orar të plotë pune, ndërsa 74,8 për qind ose 283.834 gra punojnë në sektor privat.