Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiInvestim milionësh në Strugë, gurthemelin e hedh Merko (FOTO)

Investim milionësh në Strugë, gurthemelin e hedh Merko (FOTO)


Gjatë ditë së djeshme kryetari i komunës së Strugës z. Ramiz Merko mori pjesë në instalimin e gurthemelit për ndërtimin e objektit me ftohës për prodhim, përpunim, prerje dhe paketim të mishit nga SHPKNJ “PODGORKA” me vlerë rreth 5.5 milionë euro.

Në fjalimin përshëndetës, investitori Mevmet Xhemajloski shprehu mirënjohje të madhe për administratën e komunës së Strugës dhe kryetarin Ramiz Merko duke thënë se ata nu kanë dhënë 100% mund por akoma më shumë, për ofrimin e mundësisë së ndërtimit të këtij objekti, I cili do të ofroj rreth 100 vende të reja pune.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Strugës , i cili falenderoi investitorin për këtë investim në komunën e Strugës dhe theksoi se administrata komunale gjithmonë do të jap maksimumin me kapacitetin që ka për të ndihmuar investitorët e mundshëm.

/Komuna e Struges/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments