Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBabë e bir sulmojnë policinë, arrestohen

Babë e bir sulmojnë policinë, arrestohen


Babë e bir nga Resnja janë arrestuar mbrëmë pasi kanë sulmuar disa nëpunës policor të cilët kanë kryer ekspertizë në aksidentin në të cilin ka marrë pjesë i biri.

Siç kumtoi MPB, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:50, në rrugën “Boris Kidriç”, derisa nëpunësit policor nga Stacioni Policor Resnjë kanë kryer ekspertizë në aksidentin e mëparshëm, në të cilën pjesëmarrës ishin T.A. nga f. Bolno dhe B.M. (18) nga Resnja.

Në vendin e ngjarjes ka ardhur Z.M.(41) babai i B.M. dhe së pari në mënyrë verbale, ndërsa pastaj edhe fizikisht ka sulmuar njërin nga nëpunësit policor. Pastaj, edhe i biri i tij B.M. i ka sulmuar nëpunësit policor. Në një moment nëpunësit policor kanë vërejtur se ndaj tyre ka ardhur një grup i qytetarëve të cilët kanë dashur t’i sulmojnë, pas së cilës nga ana e një zyrtari policor nga pistoleta e tij është gjuajtur në ajër dhe grupi është kthyer prapa”, citojnë nga MPB.

B.M dhe Z.M. janë arrestuar në Stacionin Policor Resnjë. Është njoftuar edhe prokurori publik. Ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments