Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShpëtimtarit të Ziadin Selës,Gjykata i kërkon 150 mijë euro garancion

Shpëtimtarit të Ziadin Selës,Gjykata i kërkon 150 mijë euro garancion

Familja e Feta Halimit nuk ka shumë kohë të merret me pjesën ceremoniale të 27 prillit. Edhe pse prindi i tyre u shpall hero para një viti, sepse shpëtoi jetën e deputetit Zijadin Sela që ishte në shënjestër të huliganëve, në një vjetorin e kësaj ngjarje ai gjendet prapa grilave.

Familjarët e Fetahut në këtë ditë, si çdo ditë muajt e fundit, janë duke vrapuar poshtë-lartë nëpër avokatë e nëpër gjykata, në kërkim të zgjidhjes për daljen e babait të tyre nga burgu. Janë të bindur se aty po mbahet pa faj dhe se fajtorët e vërtetë janë në liri.

Shpresa e vetme për momentin është ofrimi garancisë për daljen e Fetahut nga burgu dhe mbrojtjen në liri. Mirëpo familja e Feta Halimit nuk është e pasur sikurse familja e Mitko Çavkovit, i cili ofroi një milion euro garanci për të dalë nga burgu. Prandaj janë të gatshëm që ta ofrojnë si garanci shtëpinë, tokën dhe gjithë pasurinë që kanë, ose nëse e kërkon nevoja edhe ta shesin. Synimi kryesor i tyre është që Fetahu të dalë sa më shpejtë nga burgu. Gazeta Lajm zhvilloi një bisedë me Burim Halimin, djalin e Fetahut. Në bisedën përplot emocione, ai shprehte i dëshpëruar nga drejtësia në Maqedoni, por premton se nuk do të ndalet.

“Nuk di çfarë komenti të jap, por për ne është shumë keq. Të shpëtosh njeri dhe të gjendesh në burg është shumë keq. Asnjëherë nuk kemi pasur kësi probleme. Çdo ditë jemi në gjykata. Nuk kemi ku të kërkojmë drejtësi. Kemi vrapuar gjithandej, por drejtësia po mungon. Jam i mllefosur shumë dhe ndoshta nuk po mund të shprehem. E vetmja gjë që mund të them është se e vetmja gjë që kërkojmë për momentin është drejtësia. Vetëm e drejta të dalë në shesh. Nuk po kërkojmë mëshirë, vetëm drejtësi. I kanë kontrolluar telefonat, gjithçka vërehet, gjithçka është e pastër. Nuk e kemi të qartë se pse e mbajnë ende në burg”, thotë për Gazetën Lajm, Burim Halimi.

Një shpresë e vogël për daljen e Fetahut është paraqitur ditët e fundit. Ajo është ofrimi i garancisë për mbrojtje në liri. Familja ka vendosur që ta ofrojë si garanci gjithë pasurinë që ka. Për momentin askush nuk ka treguar interes të ju ndihmojë në këtë drejtim.

“S’kemi çka bëjmë. Do ta ofrojmë shtëpinë si garanci, tokën, gjithçka që kemi. Po mundohemi t’i rregullojmë dokumentet, sepse kjo është e vetmja shpresë që na ka mbetur. Për ne është e pakuptueshme të lirohen ata që kanë kryer dhunën e 27 prillit, kurse babai im është në burg”, thekson Burimi.

Ai shton se që nga dita kur është arrestuar babai i tij, mbarë familja është e shqetësuar, por më së rëndi krejt këtë situatë është duke e përjetuar vetë Fetahu.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!