Dhjetëra qytetarë protestuan para Gjykatës Penale duke kërkuar zbardhjen e plotë të vrasjes së pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës, i njohur si rasti “Monstra”.
Protestuesit i kërkuan kryeministrit Zaev të publikojë të gjitha bisedat që kanë të bëjnë me këtë rast.
Çfarë mund të them, të gjenden fajtorët. Le të dal Kryeministri, Presidenti, të dalin të gjithë këtu. Të tregojnë këtu se kush për çfarë është, kaq kërkojmë ne.
Atë që e shoh dhe që s’vërhet në këtë temë nga deklarata se ato përgjime kanë të bëjnë me disa subvencione, kjo është jo logjike, komike dhe mizori.
“Kryeministri Zaev deklaroi se ka incizime me biseda dhe tha se din gjithçka dhe se do ta publikoj të vërtetën e tani nuk është askund. Ai thotë se në ato përgjime është folur për subvencione, e thërrasim të del haptazi ta thotë të vërtetën, dhe jo të fshihet sepse ne të gjithë këtu po protestojmë për drejtësi” – kërkojnë protestuesit.
Kryeministri Zaev, në seancën pyetje deputetësh, tha se të gjitha bisedat i ka dorëzuar në PSP.
“Nëse Zoran Zaev do të kishte dëshmi konkrete besoni se siç do bombë edhe atë do ta publikoja deri në fund. Por, aty ka indikacione serioze, dhe obligimi im pikësëpari si qytetar, dhe në atë kohë si shef i opozitës, ishe ti dorëzoj komplet në institucionit të sistemit- Prokurori Speciale” – tha Zoran Zaev.
Në protestën e sotme nuk morën pjesë familjarët e viktimave, të cilët më herët kishin kërkuar që fëmijët e tyre të mos keqpërdoren. Rasti “Monstra” u rikthye në rigjykim dhe lëndën e udhëheq PSP-ja. Ndërsa të dyshuarit për këtë rast u lanë të mbrohen në liri./Alsat-M