11 vjeçarja Xhevrie Tule është një xhevahir i vërtetë për Strugën dhe mbarë trojet shqiptare.
Pianistja 11 vjeçare shkëlqeu në piano në garat shtetërore në Maqedoni ku merrnin pjesë shumë garues nga e tërë Maqedonia, njofton Struga Ekspres.
Xhevrie Tule gjatë 10 minutave ku performoi ne piano la gojëhapur jurinë dhe publikun që ndiqte me ëndje super talenten nga Struga.
11 vjeçarja kudo ku luan në piano, në mbarë qytetet dhe jashtë shtetit, mahnit një publik të tërë.Krenaria e Strugês është Xhevrie Tule.(Struga Ekspres)