Nëpërmjet bllokimit të rrugës Ohër-Kërçovë, banorët e Debërcës shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj qëllimeve të Qeverisë për ndërtimin e deponisë rajonale në këtë Komunë. Banorët thonë se nuk do të lejojnë që vendi më i pastër ekologjikisht në vend të shkatërrohet.
“Debërca duke e patë hidrogjeologjikisht është burim nga i cili mbushet Liqeni i Ohrit. Debarca është burimi i ujit të pijshëm më të pastër të regjistruara në Evropë me zyrtarisht burimin më të madh të ujit të pijshëm “Vorbullat e Kaltra” që jep 680 litra ujë në sekondë. Ajo është një sasi e madhe e ujit”, u shpreh një banor.
“Kryeministër, mbaje fjalën”, “Nga ne kërkuat votë, ndërsa tani na e ktheni me neveri”, ishin vetëm një pjesë e mesazheve.
“Sot do t’ua bëjmë me dije autoriteteve të largohen nga ajo ide e çmendur se këtu do të mund të bëjnë deponi. Në fakt, Qeverinë ne e kemi zgjedhur, Qeveria nuk është e huaj, por është e jona. Institucionet janë tonat dhe ata duhet të punojnë sipas dëshirave tona, nevojave tona”, tha Jadranka Biban, bordi organizativ.
“Sikurse dikush që do të marrë masa radikale, t’ju them se edhe banorët e Dibrës do të marrin masa radikale. Së pari do të shpallin mosbindje dhe pastaj do të shpallin pavarësi ku do t’i bllokojnë 24 orë këto vendkalime. Nuk do të lejojnë në rajonin e tyre të hidhet mbeturina nga disa qytete”, deklaroi një tjetër banor.
Kreu i Komunës së Debërcës Nogaçevski tha se Qeveria duhet të respektojë qytetarët të cilët në referendum kundërshtuan këtë projekt.
“Qëllimi i kësaj proteste është që edhe një herë qytetarët ti thonë jo zgjidhjes që po përgatitet nga Ministria e Mjedisit për një deponi rajonale në fshatin Godivje. Askush nuk ka të drejtë as unë si kryetar komune, as këshilli ta shmangë një vendim që është sjellë në mënyrë demokratike”, theksoi Zoran Nogaçeski, kryetar i komunës së Debërcës.
Banorët kërcënojnë padi në Gjykatën e Strasburgut. Sipas planit që është bërë tashmë, në Debërcë duhet të ndërtohet një sistem i tërë për selektimin dhe përpunimin e mbeturinave nga nëntë vendbanime, duke përfshirë Ohrin, Strugën, Dibrën dhe Kërçovën.