Një ngjarje e rëndë mbrëmë ka ndodhur në një market në bllok 77 në bulevardin Iliden në Tetovë. Persona me maska kanë kryer vjedhje në një market në momentin e mbylljes së marketit duke vjedhur diku rreth 50 mijë denarë nga arka.
“Persona me maska dhe të armatosur mbrëmë diku rreth orës 22 kanë kryer vjedhje në marketin Kipper në Bulevardin Ilinden, dhe kanë vjedhur nga arka diku 50 mijë denarë. Policia ka gjetur maskën në hyrje të një ndertese aty afër”.
Ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë rrethuar vendin duke kryer edhe inspektimin për të zbardhur gjithçka që lidhet me vjedhjen dhe kapjen e autorëve.