Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) janë raportuar dy raste të vdekjeve, një në Shkup dhe një tjetër në Manastir.
Në rastin e parë bëhet fjalë për një shkupjane e moshës 82 vjeçare, kurse në rastin e dytë bëhet fjalë për një shtetas 71 vjeçarë nga Norvegjia.
Gruaja V.T është gjetur e vdekur në banesën e saj në Shkup, kurse A.M nga Norvegjia është gjetur i vdekur në banesën e tij në Manastir.
Me urdhër të prokurorit, trupat e tyre janë dorëzuar për obduksion.