Një autor i panjohur mbrëmë rreth orës 20:50 ka kryer vjedhje në një farmaci në rrugën “Kozle” në Shkup. Autori duke u kërcënuar me thikë ka marrë qarkullimin ditor dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
MPB-ja informon se e punësuara në farmaci në ora 21:00 ka denoncuar grabitësin në njësinë për informim dhe komandë në Shkup.
Nga policia thonë se janë ndërmarrë masa për gjetjen e autorit dhe zbardhje të tërësishme të rastit.