Një i ri ka vdekur sot përpara se të niste aeroplani nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, mësohet nga burimet e aeroportit të Shkupi.
Sipas informacioneve jozyrtare, bëhet fjalë për një tetovar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për momentin.
Informacionin e konfirmojnë edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Pasagjeri i ndjerë ka dashur të fluturoi me avioni nga Shkupi për në Cyrih, por vdiq para se aeroplani të niset. Rasti u raportua menjëherë, dhe arsyeja përse vdiq tetovari do të përcaktohet nga ekipet e mjekësisë ligjore.
Jozyrtarisht, tetovari ishte i moshës 37 vjeçare.