Thursday, May 15, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniÇavkov lirohet nga burgu i Shutkës

Çavkov lirohet nga burgu i Shutkës

Gjykata supreme sapo ka sjellur vendimin për lirimin nga burgu të ish ministrit të punëve të brendshme, Mitko Çavkov.
Me vendim të gjykatës, Çavkov bashkë me disa deputetë të VMRO-DPMNE-së që akuzohen për “terrorizëm” më 27 prill, nga burgu i Shutkës do të transferohen në paraburgim shtëpiak.

Nga numri i përgjithshëm i të akuzuarëve për 27 prillin, në burg kanë mbetur vetëm pesë persona. Ndërkohë deputetët e VMRO-së që deri tani ishin në burg shtëpiak, kjo masë u zëvendësohet me masa përkujdesi. Që kur u arrestua Çavkov, shumë analistë shqiptarë vlerësonin se ai nuk do të mbahet gjatë kohë në burg, nëse BDI mbetet pjesë e qeverisë së Zaevit.

Ndërkaq më të zëshëm kundër arrestimit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së ishin kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, të ilet konsideronin se policia nuk ka respektuar procedurat për arrestimin e deputetëve.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments