Kryeministri Zoran Zaev paralajmëron fillim të bisedimeve me subjektet tjera politike për zgjerimin e shumicës parlamentare.
Në seancën e pestë të Këshillit Qendror të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zaev ka theksuar se këtë javë do të fillojnë bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare, me qëllim që siç tha ai, të sigurohet mbështetje më e gjërë në procesin reformues.
Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë
“Këtë javë filloj bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare. Qëllimi është që nëpërmjet bisedimeve me partitë tjera politike të sigurojmë mbështetje më të gjërë në procesin reformues dhe në realizimin e planit 3-6-9. Në këtë drejtim lëmë hapësirë, nëpërmjet dialogut politik dhe me opozitën, ligjet kyçe, për të cilat është e nevojshe shumicë më e zgjeruar, të sillen edhe me pjesmarren e opozitës.”
Paraprakisht Zaev pati deklaruar se ndarja e resorëve dhe zgjedhjet kadrovike do të varen nga bisedimet me partitë dhe nga vendimi i atyre që do të pranojnë t’i bashkohen koalicionit. Ai po ashtu ka thënë se do të bisedohet me të gjitha partitë me përjashtim vetëm të VMRO-DPMNE-së./SHENJA