Përveç Lëvizjes BESA edhe një parti maqedonase do të përfshihet në koalicionin qeveritar. Siç mëson INA, në negociata është përfshirë Partia Socialiste e Lubisav Ivanov – Xingo.
Kjo parti ka tre deputetë dhe është pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE dhe se bashkë me këtë koalicion fitoi këto mandate deputetësh. Vladanka Aviroviq, Stojan Milanov dhe Lupço Dimovski janë deputetët e kësaj partie, që gjithmonë ka qenë në Qeveri, pas ndërrimit të pushteteve.
Lupço Dimovski njëri nga deputetët e saj është në arrest shtëpiak i akuzuar për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit. Në rast se BESA, PDSH dhe PS bëhen pjesë e koalicionit, atëherë ai pritet të arrijë në 70 deputetë.