Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniOfendimet e Milenkos ndaj shqiptarëve çohen në Zyrën e Prokurorisë Publike

Ofendimet e Milenkos ndaj shqiptarëve çohen në Zyrën e Prokurorisë Publike

Në emisionin “Milenko Nedelkovski Show”, të emituar në Tv Alfa, në të cilin e ftuar ishte Mirka Velinovska janë përcjell qëndrime të cilat nxisin urrejtje në bazë të përkatësisë etnike.
Në këtë emision janë përdorur fjalë fyese ndaj shqiptarëve si “divo pleme” (fis i egër), “shiptari”, çergar “nomad” si dhe shumë fjalë të tjera fyese.

Ndër të tjera mysafirja në studio thotë se në librat historike nuk përmenden askund se ekzistojnë shqiptarët, dhe thotë se nuk ka shqiptarë, por ata janë arnaut.

Për këtë moderatori i emisionit Milenko Nedellkovski në as një rast nuk e ndalon mysafirin e tij për këto fjalë, por i bashkëngjitet duke shtuar fjalë fyese.

Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale njofton se pas monitorimit të emisionit Milenko Nedelkovski Show, i imituar në TV Alfa më 27 janar, është konstatuar se janë përcjellë qëndrime të cilat nxisin dhe shpërndajnë diskriminim, intolerancë dhe urrejtje në bazë të përkatësisë etnike.

Në njoftimin nga Agjencia thuhet se në mënyrë të shkruar do të njoftohet Televizioni se është shkelur neni 48 i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Ndërsa pamjet nga emisioni dhe raport me shkrim për mbikëqyrjen e programit ekzekutiv do të dorëzohen në Zyrën e Prokurorisë Publike në Shkup dhe Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi për veprime të mëtejshme.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments