Thursday, May 15, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni6.534 vende të lira pune në fund të vitit 2017

6.534 vende të lira pune në fund të vitit 2017

Në tremujorin e katërt të vitit 2017 në Maqedoni shkalla e vendeve të lira të punës ka arritur 1,33 për qind. Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se ka pasur 6.534 vende të lira pune, ndërsa janë plotësuar 485,665 vende pune.
Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka në sektorin e Objekteve për akomodim dhe veprimtaritë e servisit me ushqim 2,85 për qind, ndërsa më të vogël te Administrata publike dhe mbrojtje, sigurimi i obligueshëm social ku shkalla arrin 0,04 për qind.

Subjektet afariste me numrin e të punësuarve prej tre deri në nëntë kanë shkallën më të lartë të vendeve të punës dhe ajo arrin 1,61 për qind.

Rajoni i Pellgaonisë ka pasur më shumë vende të lira pune 1.157 apo 2,35 për qind ndërsa më të ulët rajoni verilindor 0.67 për qind apo 148 vende të lira pune. Në rajonin e Shkupit ka pasur 3.332 vende të lira pune me ç’rast shkalla e vendeve të lira të punës ka arritur 1.28 për qind.

Numër më të madh të vendeve të lira të punës, gjegjësisht 2.432 ka në grupin e punëtorëve në veprimtaritë shërbyese dhe shitjes.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments