Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaSigurimi zviceran i djegë shqiptarët: Ja sa kushton sigurimi i BMW X3...

Sigurimi zviceran i djegë shqiptarët: Ja sa kushton sigurimi i BMW X3 për shqiptarët në Zvicër

Prodhimi i njëjtë, por krejtësisht çmime të ndryshme: Tek sigurimet e automjeteve, një gjë e tillë është e zakonshme, ka dëshmuar studimi i Comparisit zviceran. Kriteri për sigurimin shtesë është kombësia e të siguruarit.

Ai i cili nuk ka shtetësi zvicerane, duhet të paguajë më shumë: Kjo vlen për sigurimet e veturave, ka dëshmuar studimi i shërbimit krahasues zviceran të internetit Comparis. Me këtë rast, Comparis ka vlerësuar ofertat online të të siguruarve me kombësi zvicerane, italiane dhe shqiptare. Rezultati: Sigurim të shtrenjtë për të huajt deri në 95 për qind më tepër.

Psh: Një sigurim kasko i një veture BMW X3 në vlerë prej 60.000 frangash. Nga 81 ofertat e sigurimit, është konstatuar se në krahasim me shqiptarët, italianët i kanë punët shumë mirë. Ata paguajnë sigurim shtesë deri më 22 për qind, shkruan Blick, njofton Shtegu.com. Shtetasit shqiptarë duhet të paguajnë shumë më tepër: Sigurimi i tyre i njëjtë kushton deri më 95 për qind më tepër se sa i zviceranëve.

Dallime më të vogla vërehen në qytetin e Cyrihut. Për të tre kombësitë, aty ka çmime më të lira. Brenda një viti, për një zviceran do të duhen mesatarisht 2.150 franga. Shtesa për një italian është 279 franga, ndërsa për shqiptarin 1.380 franga. Po që se blerësit e veturave informohen më shumë, ata edhe mund të kursejnë. Potenciali më i përshtatshtëm i kursimit për shqiptarët është sidomos qyteti i Cyrihut me 57 për qind. Në rastet më të shumtë , ata ndëshkohen nga sigurimi „Zürich Versicherung“, ka dëshmuar studimi. (Shtegu.com)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!