Saturday, November 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriBurri më gjuante me shkelma në mes të dasmës, vjehrra qeshte

Burri më gjuante me shkelma në mes të dasmës, vjehrra qeshte

14 vjet martesë kanë qenë si 14 vite në ferr për Lisaveta Xhyliun, 33 vjeçaren nga Pogradeci që rrëfeu tek “Ka një mesazh për ty” dhunën që kishte përjetuar nga ish-bashkëshorti.

“Që ditët e para të martesës ai ushtronte dhunë, por unë nuk u ndava pasi nuk doja të bëja me fjalë prindërit, e kisha shumë të vështirë. Jetoja sepse s’vdisja dot”, tregon Lisaveta. Ajo ishte martuar në një fshat të Lushnjës dhe bashkëshortin e kishte emigrant në atë kohë.

33 vjeçarja tregon se ai ishte shumë xheloz saqë shpeshherë bënte skena dhe në publik ku e fyente madje dhe e godiste. Konkretisht ajo solli në mend një ngjarje që kishte ndodhur në dasmën e vajzës së dajës së saj.

“Ishim në valle, mami, unë dhe tre motrat e mija, dhe vjen dhe burri i motrës dhe hyn në valle pas meje. Bashkëshorti erdhi, më tërhoqi për krahu dhe më tha dil nga vallja dhe eja ulu se të hodha nga kati i dytë. Më pas ai më gjuante me shqelma dhe më thoshte mos e ngri kokën, shiko vetëm tek pjata”. Madje skena nuk mbaroi këtu, por sherri vazhdoi dhe me burrin e motrës pasi mbaroi vallja.

Për vite me radhë për shkak të kësaj ndodhie ajo s’foli me të motrën, madje as kur solli në jetë djalin dhe organizoi drekën, motra e madhe mungonte. Sipas saj, bashkëshorti edhe ngaqë ishte emigrant ndikohej shumë nga fjalët e njerëzve.

“Një ditë kur isha 6 muajshe më kapi në fyt dhe më shty shuk në krevat. Të kujt e ke atë që ke në bark. I thashë të priste sa të lindte dhe t’i bënim analizat edhe pse ti e di se i kujt është”, kujton Lisaveta.

Ajo tregonte se të shoqit i merrte leje edhe për të lyer flokët. Madje njëherë kur s’e kishte pyetur për këtë ai e kishte përzënë nga shtëpia. “Nuk e kërkoja divorcin më parë sepse kisha frikë mos më ndaheshin fëmijët dhe këtë s’e duroja dot”, shpjegon ajo.

Ajo kujton qe i biri gjithmone i shmangej te atit. “Ai bente sikur flinte gjume qe te mos perballej me te dhe zgjohej vetem pasi ai dilte nga shtepia”, kujton Lisaveta. Ajo thirri në program të motrën dhe bashkëshortin e saj për t’i falenderuar dhe për t’u kërkuar që të frekuentohen më shpesh e të mos kenë distanca mes tyre.

Dëshmitarja e gjithë historisë së dhimbshme të dhunës së bashkëshortit ndaj Lisavetës ishte vjehrra e saj.

Madje njëherë që 33-vjeçarja nga Pogradeci mori guximin të largohej nga shtëpia e bashkëshortit, vjehrra shkoi ta bindte që të kthehej pas.

“A do i luteshe vajzës tënde nëse do e trajtonte bashkëshorti kështu?” e kish pyetur ajo vjehrrën në sy të prindërve të saj dhe ajo i ishte përgjigjur “Jo”.

Ndërkohë kur kujton ngjarjen e fundit të dhunës pas të cilës vendosi të divorcohej, Lisaveta tregon dhe për një moment ndërsa i shoqi i dehur i bërtiste, vjehrra qeshte.

“Pse qesh, i thoja, se ai e shtonte dozën e dhunës dhe ofendimeve nga e qeshura e saj”, kujton me dhimbje Lisaveta.

Atë natë bashkëshorti e dhunoi aq fort saqë edhe vjehrra më pas, tentoi që ta nxirrte nusen nga duart e të birit, por ai goditi dhe të ëmën. “Por kur pa që po ikja zvarrë në drejtim të derës, m’u vërsul dhe më gjuante sërish”.

Atë natë Krishtlindjesh të vitit 2016, nga dhuna e bashkëshortit Lisaveta përfundoi në spital, ngjarje e cila e bëri përfundimisht të kërkonte divorcin.

Kjo ishte vetëm një pjesë e rrëfimit që Lisaveta tregoi tek “Ka një mesazh për ty”, ku erdhi për t’i bërë një mesazh motrës së saj e cila e kishte ndihmuar të sistemohej bashkë me fëmijët në Durrës pas ndarjes.

“Nëse jam këtu jam vetëm falë saj” tha 33-vjeçarja.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!