Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniEmri dhe reformat afrojnë Maqedoninë për në BE

Emri dhe reformat afrojnë Maqedoninë për në BE

Maqedonia duhet të zgjdh problemet me vendet fqinje dhe të zbatojë reformat me qëllim që të shkurtojë rrugën e saj drejt integrimit Evropian vlerëson analisti politik Ismet Ramadani.
Sa u përket mardhënive ndërfqinjësore vendi ka avancuar përveç me fqiun jugorë Greqinë me të cilin po zhvillohen bisedime intensive thotë Ramadani. Mbetet tejkalimi e këtij ngërçi përkushtimi në reformat e apostrofuara nënvizon ai

“Ajo që Republika e Maqedonisë duhet ta bëjë kuptohet se duhet të zgjidhë problemet ndërfqinjësore. Në këtë drejtim është një sukses evident sa i përket maqedonisë dhe fqinjëve përveç me Greqinë por këto bisedime janë intensive. Nëse zgjidhet edhe çështja e emrit si problem atëherë hapërimi i Maqedonisë përveç reformave tjera kuptohet në jurisprudence në demokraci dhe shumë çështje tjera atëherë maqedonia mund të pret edhe bisedime por edhe një rrugtim pak më të qartë politikë dhe më të shpejtë drejt BE-së”, tha Ramadani.

Ndërkohë Aleksandra Ivanovska nga Instituti për Politikë Evropiane thotë se tani varet gjithçka nga vetë ne. Nëse arrijmë të përmbushim kriteriumet mund ta shkurtojmë rrugën e integrimit sqaron Ivanovska.

“Nëse i përmbushim kriteriumet ne mund të futemi bashkë me Srbinë dhe Malin e Zi. Megjithatë nuk ka ndonjë formulë magjike në atë dokument. Do të thotë se nuk mundet me saktësi të na thuan se çfarë duhet të bëjmë, megjithatë ne duhet ta bëjmë punën vetë në shtëpi”, tha Ivanovska.

Sundimi i ligjit menaxhimi i drejt i pushtetit, forcimi i ekonomisë, aplikmi i rregullave dhe standarteve të BE-së, pajtimi, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal janë klasifikime kyçe për Maqedoninë të apostrofuara në strstegjinë e KE-së për Ballkanin Perëndimorë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!