Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniJa deputetja dhe kryetari i komunës që u lënduan në aksidentin e...

Ja deputetja dhe kryetari i komunës që u lënduan në aksidentin e mbrëmshëm

Si pasojë e motit të keq mbrëmë në rrugën Demir Kapi – Udovë ndodhi një aksident i rëndë me ç’rast u aksidentuan një deputete dhe një kryetar komune të Maqedonisë.
Sipas portaleve në gjuhën maqedonase, bëhet fjalë për deputeten e LSDM-së, Meri Lazarova dhe kryetarin e komunës së Valandovës, Pero Kostadinov. Deputetja për shkak të plagëve më të rënda menjëherë është transportuar drejt Klinikave të Shkupit, gjegjësisht në klinikën e neurokirurgjisë, pas lëndimeve në kokë dhe trup, por ajo sot siç u raportua është në gjendje të mirë.

Deri tek aksidenti erdhi kur makina “Opel Corsa”, që e drejtonte deputetja ka përfunduar në një masë të madhe të dheut dhe gurëve që kishin rrëshqitur në rrugë. Nga shpejtësia e madhe dhe përplasja e fuqishme makina e tyre është rrokullisur.

Edhe MPB ka informuar për aksidentin e rëndë që sipas raportit policor ka ndodhur dje rreth orës 18.30.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments