Reshjet e borës sonte në Maqedoni vështirësojnë komunikacionin në disa rrugë (FOTO)

0
42
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Në aksin rrugor Mavrovë-Dibër, si dhe në kalimin malor Strazhë ka ndalesë për lëvizje të makinave të rënda. Prej orës 17:50 ndalesë për lëvizje të makinave të rënda ngarkuese ka edhe në kalimin në Presekë.

Lidhja Auto-moto e Maqedonisë njoftoi se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të lagura. Ndërsa reshje të borës ka në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Strazhë, Resnjë, Bukovë, Gjavato, Pletvar, Presekë dhe Zheleznec.

Në drejtimin rrugor fshati Shipkovicë – Kodra e Diellit për skak të mjegullës, shikueshmëria është ulur deri në 30 metra.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore. Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.