Almir Alimi nxënësi i klasës të VII-të në shkollen fillore “Nuri Mazari”-Dollogozhdë u zhgjodh nxënës më i mirë në lënden e Gjeografisë në nivel rajonal ku i njëjti do garoj në nivel Republikan,shkruan Struga Ekspres.
Në garën rreth njohurive në Gjeografi merrnin pjesë shumë nxënës nga shkolla të tjera, por Almiri nga Dollogozhda e Strugës triumfoi mbi të gjithë ku pritet që edhe në garat e nivelit republikan të triumfojë dhe të shpallet kampioni i Gjeografisë për moshat e tij.(Struga Ekspres)