Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në korsi të thata, ndërkaq në vendet më të larta rrugët janë të lagështa.
Borë po bie në Kodrën e Diellit dhe në Mavrovë, Strazhë, Presekë dhe Gjavatë, por që nuk paraqet problem për qarkullim të automjeteve.
Ndalesë për qarkullim është vënë në drejtimin rrugor Mavrovë-Dibër që nga ora 09:00.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje – dalje nga shteti.