Zyra e të ardhurave publike njoftoi se vitin e kaluar në bastore janë paguar rreth 200 milion euro, analizon portali Faktor.
Shifra fantastike tregon se qytetarët e Maqedonisë kënaqen me lojërat e fatit. Një matematikë e vogël jep rezultate edhe më interesante.
Shifrat tregojnë se secili prej 2 milion banorëve aq sa është shifra sipas regjistrimit të fundit, çdo vit lë 100 euro në bastore. Nëse marrim parasysh se një numër i madh i këtyre 2 milion banorëve janë fëmijë, pleq dhe gra të cilat vështir vënë bast, rezulton se një qytetar i moshës mesatare, çdo vit në bastore harxhon sa një rrogë mesatare.
Çdo ditë në Maqedoni paguhen rreth 550.000 euro që nënkupton se mesatarisht çdo qytetar shpenzon 17 denarë në ditë në bastore.
Dhe tani dikush do të thotë se ka llogari nga lojërat e fatit.
Po, kjo lojë fati është lloji më i zakonshëm i basteve në vendin tonë. Vitin e kaluar, 156 milion euro janë marrë nga bastoret që do të thotë se për bastoret kanë mbetur vetëm rreth 45 milionë euro.