LSDM po shqyron mundësinë që ta kthejë në Qeveri ASH-në, dhe se kjo nuk përjashtohet nga kjo parti, mësohet nga burime partiake.
“Po ende nuk ka përfunduar, dhe kemi informacione se nuk është e rastësishme që po zvarritet edhe procesi i shkarkimit të funksionarëve të ASH-së”, thonë burime të afërta me socialdemokratët.
Por mos shkarkimi i funksionarëve të kësaj partie ka shtuar dyshimet se kalkulimet e Zaevit shkojnë deri në këtë pikë, që ASH bashkë me deputetë të larguar nga njëri nga krahët e Lëvizjes BESA do të përfshihet në Qeveri.
Nga partia e Ziadin Selës kanë përjashtuar një gjë të tillë, duke thënë se ata tashmë kanë braktisur qeverinë dhe se nuk komentojnë burime partiake.
Sipas tyre, bisedimet me ndonjë subjekt tjetër politik apo mosmarrja vesh ende me partnerin aktual të koalicionit, Bashkimin Demokratik për Integrim, mund të jenë disa nga arsyet e kësaj vonese
Këtë e thotë edhe nënkryetari i kësaj partie, thotë Elmi Aziri, nga ASH duke shtuar se nuk e kuptojnë shkarkimin e vetëm dy drejtorëve të Aleancës, atij të Inspektoratit për Pylltari dhe Gjueti dhe i ndërmarrjes publike Agrobursa e Maqedonisë.
“ Ne më 27 dhe 28 dhjetor i kemi dorëzuar dorëheqjet tona dhe nga ajo ditë zv/ministrat nuk shkojnë në punë, ndërsa drejtorët, që janë njerëzit e parë nëpër institucioneshkojnë vetëm kur kanë për të nënshkruar për rrogat apo ndonjë document tjetër, që të mos bllokohen institucionet . Faktikisht ne nuk marrim pjesë në menaxhim të institucioneve. Nga ne është e pastër gjithçka, tani është problem atyre se përse nuk i miratojnë”- theksoi për Almakos, Elmi Aziri.
Në përgjigjen e Qeverisë, si arsye për këtë vonesë përmendet mungesa e emrave që do të ulen në karriget që ngelen bosh me largimin e zv.ministrave dhe drejtorëve të partisë së Ziadin Selës.
„ Drejtorët dhe zv.ministrat nga rradhët e Aleancës për Shqiptarët i kanë deponuar dorëheqjet e tyre në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Të njëjtat do të procesohen më tutje, kur do të bëhen të ditur emrat e rinj me të cilët do të plotësohen vendet që do të ngelen bosh”- thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Ditë më parë kreu u Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, këtë vonesë e quajti lojë politike.
Nga LSDM-ja thonë se pritet që pas dy javësh 2 javësh pasi të bisedohet me partnerin e koalicionit, të bëhen të ditur emrat e rinj për rreth 10 poste të cilat do të mbesin pa drejtues pas konstatimit të dorëheqjeve të kuadrove të ASH-së.