Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniHajdutët ia plaçkisin shtëpinë, mërgimtari ka një lutje: “Ejani rendajtni rraçet, se...

Hajdutët ia plaçkisin shtëpinë, mërgimtari ka një lutje: “Ejani rendajtni rraçet, se ska kush i rëndajtën!” (FOTO)

Një 68 vjeçar nga fshati Gradec mbrëmë ka denoncuar vjedhje që është kryer në shtëpinë e tij. Ngjarja ka ndodhur brenda 20 minutave kur ai ka dalur nga shtëpia për të kryer një obligim dhe pa u vonuar shumë është kthyer në shtëpi.

Ndonëse ishin në pyetje vetëm minutat, kur ai është kthyer në shtëpi është ballafaquar me një rrëmujë të vërtetë. Ai me ketë rast ka bërë një lutje mjaft interesante në profilin e tij ne FB. Pa u shqetësuar për gjërat qe hajnat mund t’i kishin vjedhur, ai ka kërkuar nga ata që të kthejnë dhe ta regullojnë kaosin që e kanë shkaktuar.

“Ju burra që keni hy të kryeni vjedhje në shtëpinë time, ju lutem të vini ti regulloni gjërat nëpër vendet e tyre sepse nuk ka kush mi regullon” , ka shkruar 68 vjecari.

Bëhet fjalë për një mërgimtar që jeton në Zvicër bashkë me familjen por që në vendlindje është kthyer përkohësisht I vetëm. Ende nuk janë dhënë detaje për gjërat që hajnat mund t’i kenë vjedhur në këtë shtëpi./tv2/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments