Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaKy është 20 vjeçari që fitoi lotarinë 451 milionë dollarëshe (FOTO)

Ky është 20 vjeçari që fitoi lotarinë 451 milionë dollarëshe (FOTO)

Një i ri 20 vjeçar nga Florida është zyrtarisht njeriu më fatlum në botë pasi fitoi një çmim prej 451 milionë dollarësh në lotarinë Mega Milions të premten.

Shane Missler bleu biletën fituese me paratë që kishte fituar nga një biletë lotarie me gërvishtje.

Missler e bleu biletën fatlume në një dyqan në Port Richey, duke zgjedhur opsionin “Quick Pick”, që do të thotë se numrat janë të zgjedhur rastësisht.

Por pavarësisht shanseve shumë të vogla për të fituar, Missler pretendon se ai kishte një “parandjenjë” në natën e përzgjedhjes së fituesit se ai do të fitonte.

Dhe në fakt ai fitoi! Pas shorteut, ai shkroi një status në Facebook duke u shprehur tepër i lumtur dhe i habitur njëkohësisht: “Oh. Zot. I madh”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments