Sunday, May 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniGodet Daim Luchi: Bilall Kasami i terrorizoj aktivistët e Besës, kërcënoi ata...

Godet Daim Luchi: Bilall Kasami i terrorizoj aktivistët e Besës, kërcënoi ata që ja shtrin dorën

Kryetari i Forumit Rinor të Lëvizjes Besa Daim Luchi kritikon ashpër Bilall Kasamin që sipas tyre tanimë i shkarkuar nga kreu i kêsaj lëvizje po ushtron dhunë dhe presion ndaj simpatizantëve të Besës duke u futur me dhunë ne zyren e kësaj Lëvizje, shkruan Struga Ekspres.
Ja postimi i plotë i Daim Luchit:
UNË JAM ME AMANETIN E BESËS, E JO ME ISH-KRYETARIN!
Nuk mundet dikush t’ia do të mirën BESËS, e ta mbajë mbyllur selinë gati 2 muaj;
Nuk mundet dikush t’ia do të mirën BESËS, e të braktisë mbledhjet kur kërkohet përgjegjësi për humbjen;
Nuk mundet dikush t’ia do të mirën BESËS, e të hyjë me dhunë në shtëpinë e BESËS;
Nuk mundet dikush t’ia do të mirën BESËS, e të terrorizoj aktivistët e vet në seli;
Nuk mundet dikush t’ia do të mirën BESËS, e të kërcënoj ata që deri dje ia shtrinë dorën;
DHE KËTO MUND TI BËJË KRYETARI I SHKARKUAR!
RRUGËTIMI I BESËS vazhdon.
P.S.
Kam plotë shokë që munden t’ju ofendojnë dhe t’ju shajnë, por në Lëvizjen BESA nuk i kemi mësuar të bëjnë ashtu!
Ndërsa juve që u kam shokë dhe ju detyrojnë të bëni të njejtën, mëkatet ua marrshin ato!
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments