Reagim i Këshilltarit të BDI-së MURAT ASANOSKI
Qytetarët duhet mirë informuar dhe jo me të pavërteta duke i manipuluar
Arsyet në thelb për të reaguar në lidhje me reagimin e këshilltarit të ASh-së, Jasmin Qazimoski është fakti i vetëm që para vetes kemi marrë obligime se asnjëher nuk do të mundohemi të themi të paverteta për ti manipuluar qytetarët strugan siç është munduar kolegu im nga këshilli i komunës së Strugës Jasmin Qazimoski.
I nderuar Jasmin para se të reagoni besoj se e dini dhe jeni të mirë informuar që çdo detyrim dhe obligim i lënë nga qeverisja e mëparshme, borxhet e mosshlyera për më shumë se 4 vite me radhë nga mos menaxhimi i mirë në Strugë, edhe rasti me ndriçimin publik është obligim i cili do të rëndoj buxhetin e vitit 2018 për arsyen e mos pagesës nga qeverisja e mëparshme. Vlera që e keni përmenduar e parapar në buxhetin e vitit 2018 prej 660.000 euro është për të shlyer dhe borxhin të cilin ndoshta nuk ju kanë treguar që nuk është paguar për katër vite e gjysëm nga qeverisja e mëparshme si dhe janë parapar dhe obligimet edhe për vitin 2018.
I nderuar koleg këshilltar nëse jeni i interesuar bashkërisht mund të shohim dhe vendimet gjyqësore po për këtë problematik dhe atëher të arsyetoni dhe të jeni mirë i informuar para se të reagoni radhës tjetër. Komuna e Strugës tash më ka ndryshuar dhe çdo informacion është transparent për qytetarët.
Gjithashtu dëshiroj tju kërkoj që një ditë bashkërisht të interesohemi dhe të shohim gjendjen e veturave ose mjeteve të komunës për të parë nga afër se si janë lënë ato nga qeverisja e mëparshme dhe se si janë shkatërruar nga personat e afërt të Ziadin Selës. Po në të njëjtën ditë bashkërisht mund të drejtohemi në sektorin e financave pranë komunës për të parë dhe ju nga afër “vlerat maramendëse’’ që janë paguar për gjoja mirëmbajtjen e këtyre veturave që asnjëher nuk janë realizuar por vetëm shumat për to janë paguar.
Pasi që do ti shihni faktet përsëri më mirë do të informoheni se shuma prej 130.000 euro nuk është për veturën e kryetarit por për të zëvendësuar dhe për të plotësuar parkun e makinave të cilat janë të patjetërsueshme për nevojat e komunës së Strugës.
Të jeni të binduar se unë si këshilltar i BDI-së bashkërisht me kryetarin e komunës së Strugës z. Ramis Merko do të udhëheqim një Strugë ndryshe të hapur dhe bashkëpunuese me qeverisjen qëndrore dhe të jeni i bindur se për ujësjellës dhe kanalizim për qytetin e Strugës dhe fshatrat për rreth përveç fondeve të parapara në buxhet janë siguruar edhe nga fonde tjera rreth një million euro për vitin 2018 edhe për këtë fakt do të jeni vetë dëshmitar.
Si përfundim po ju përmend dhe një fakt shumë të rëndësishëm për Llabunishtën tonë se përveç punëve të cilat do të realizohen nga NP “Higjiena” ne si komunë e Strugës bashk me Ministrin e Ekologjisë do të financojmë rezervar të ri prej 700 m3 për të rritur furnizimin me ujë të pastër për Llabunishtën tonë.
Të gjithë bashkërisht do të bëjm punë më të mira për qytetin tonë dhe kjo komunë tash më po qeveriset ndryshe dhe të gjithë ne si këshilltar do mundohemi të jemi çdo herë zëri i drejt dhe i sinqertë i qytetarëve.
Murat Asanoski – këshilltar në Këshillin e komunës së Strugës