Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDorëheqjen e Kasamit e kemi kërkuar disa herë

Dorëheqjen e Kasamit e kemi kërkuar disa herë

Deputeti Nexhmedin Karemani, njëherësh ud. kryetar i BESËS, reagoi pas pres konferencës për gazetarët të mbajtur sot në Tetovë në të cilin u kërkua që ai të respektojë, sipas tyre, kryetarin legjitim të Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin.
Sipas tij, gjithçka ka filluar pas disfatës së Kasamit në zgjedhjet lokale të tetorit, kur kryesia ka filluar të kërkojë nga Kasami përgjegjësi për humbjen dhe ai nuk ka dashur të dorëhiqet.

“Kemi kërkuar dorëheqje nga ai disa herë, por ai ka bllokuar të gjitha organet dhe sa herë që ka mbajtur këshilli mbledhje, katër mbledhje, kur ka ardhur në rend dite pika për dhënie të përgjegjësisë, ai e ka lëshuar mbledhjen, e ka prishur mbledhjen, nuk ka pranuar as në rend dite të jetë dorëheqja e tij. Ne kemi kërkuar përgjegjësi për humbjen, kush është përgjegjës, por ai nuk ka qëndruar në mbledhje sepse nuk ka dashur të jep dorëheqje. Ne vazhdimisht kemi kërkuar të shkarkojmë gjitha organet e kryesisë dhe në Kongres të konkurrojë secili që dëshiron të jetë kryetar partie. Edhe Kasami mund të konkurrojë por paraprakisht të jep dorëheqje dhe më pas të konkurrojë dhe të votohet nga kryesia. Këtë Kasami nuk e ka pranuar duke këmbëngulur që vetëm ai të jetë kandidat për kryetar dhe më pas kryetar i partisë”, tha Karemani për Portalb.mk.

“Ne e kemi numrin më të madh të këshilltarëve, nga 105, ne kemi 64 si dhe kryesia nga 18 anëtarë është me ne. Edhe kryesia edhe këshilli qëndron pas vendimit tonë, me dokumente dhe nënshkrime. Vulat i kemi edhe ne, sekretari gjeneral është me ne“, u shpreh ai.

“Kasami disa ditë më parë shkarkoi tre anëtarët e kryesisë, dy nënkryetarë dhe sekretarin gjeneral. Madje, ka mbledhur nënshkrime për të më shkarkuar mua, por shkarkimet nuk i bën kryetari por i bën këshilli organizativ si organ më i lartë. Këshilli e shkarkon kryetarin dhe e cakton atë. Ai ka bërë shkarkime jo-ligjore” tha më tej Karemani.

Ai tha se “kemi caktuar Kongresin me datë 24 shkurt. Më tej si do të zhvillohen procedurat do t’ju informojmë.”

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!