Kasami: Shkarkimi im është i paligjshëm (VIDEO)

0
14
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Kryesia e Lëvizjes BESA në Maqedoni ka shkarkuar kryetarin Bilal Kasami, per shkak të rezultatit në zgjedhjet lokale, ndërsa ai vetë e cilëson një vendim të paligjshëm.
BESA lindi si lëvizje nga zhgënjimi me partitë tradicionale shqiptare në Maqedoni, por që nuk i rezistoi përplasjeve.

Përçarjet kanë pllakosur edhe Lëvizjen BESA në Maqedoni, kryetari i së cilës Bilal Kasami u shkarkua nga anëtarët e kryesisë qendrore pas një takimi të mbajtur në selinë e saj të Shkupit.

Vetë Kasami reagoi ashpër duke e cilësuar këtë vendim të paligjshëm dhe jashtë statusit të partisë.

Edhe hyrja në selinë e saj në kryeqytet sipas tij u bë në mënyrë ilegale ashtu sikurse, siç këmbëngul ai, janë manipuluar edhe faqet zyrtare në Facebook.

“Këshilli Qendror ka shkelur me çdo veprim të tij statutin e kanë dëmtuar Lëvizjen BESA”, deklaroi Kasami, “pjesëtarët e tij -vazhdon më tej- kanë hyrë në mënyre të paligjshme në selinë në Shkup ashtu siç hakëruan edhe faqen time personale si dhe atë të Lëvizjes”.

Në mbledhjen e këshillit, ishte diskutuar ndër të tjera përgjegjësia e liderit të BESA-s për zgjedhjet lokale dhe shkelja e statutit të partisë.Në krahun e Kasamit janë rreshtuar dy deputetë të tjerë, Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli.

Anën e kryetarit të ri Nexhbedin Kahremani e mbajnë dy ligjvënës të tjerë, bashkëthemeluesi Afrim Gashi dhe Rexhep Memedi.Sipas mediave vendase, me këtë lëvizje goditet rëndë grupi parlamentar i kësaj lëvizjeje.

Përçarja e krerëve të BESA-s, thonë ata, është përjetuar rendë tek elektorati i saj.Lëvizja BESA, një forcë mjaft e re politike u krijua në 2014-tën, si vullnet i një grupi të pakënaqur me përfaqesimin që po u bëhej shqiptarëve në skenën politike të Maqedonisë./Express/