Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniThellohet përçarja, Lëvizja BESA, tani me dy kryetarë

Thellohet përçarja, Lëvizja BESA, tani me dy kryetarë

Lëvizja BESA zyrtarisht është përçarë në dysh, duke funksionuar në dy fronte të ndryshme.
BESA që ishte shpresëdhënëse dhe që synonte që të jetë subjekti i fuqishëm opozitar shqiptar, shënoi rezultate të mëdha si një parti e re, duke u përfaqësuar kryesisht nga figura të reja politike. Por ajo sot u nda përfundimisht në dy rrugë.

Nëri nga fraksionet partiake udhëhiqet nga grupi i Tetovës i kryesuar nga lideri i deritanishëm Bilall Kasami, Adnan Azizi dhe në anën tjetër nga grupi ku bëjnë pjesë degët e Shkupit dhe Kumanovës, të drejtuara nga deputetët Afrim Gashi, Nexhdebin Kahremani, Zeqirija Ibrahimi, Zejd Rexhepi si dhe Arben Labënishti nga dega e Strugës.

Përçarja u dëshmua edhe me mbajtjen e këshillave qendrore paralele. Në Tetovë në mbledhjen e mbajtur për kryetar u zgjodh që të mbetet Bilall Kasami, deri në organizimin e Kongresit partiak në fund të muajit shkurt.

Ndërsa në Shkup në mbledhjen e pjesës të Këshillit Qendror për kryetar u zgjodh Nexhbedin Kahremani, deputeti dhe anëtari më i vjetër i Lëvizjes BESA.

Në këtë mbledhje u diskutua për përgjegjësinë për rezultatin, bllokimin e partisë dhe shkeljen e statusit nga ana e Bilall Kasamit. Ai tha se për këtë arsye, Këshilli Qendror vendosi shkarkimin e Bilall Kasamit nga detyra e kryetarit të Lëvizjes BESA. Ditëve në vijim priten lëvizje dhe vlime të tjera përbrenda kësaj partie, e cila tashmë po mbijeton një tronditje të rëndë, ashtu siç pësuan RDK dhe partitë e tjera në Maqedoni.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments