Në 140 vjetorin e dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, kujtojmë rezistencën, sakrificën dhe vuajtjet e popullatës shqiptare të 720 fshatrave të boshatisura.
Ndër këto fshatra ishte dhe fshati Maqedonc i rajonit të Jabllanicës së Goĺlakut (Sanxhaku i Nishit). Fshati Maqedonc ishte i banuar tërësisht nga popullata shqiptare, kryesisht të fisit Krasniq.
Rezistenca e armatosur e rreth 200 kryengritësve shqiptarë kundër njësive ushtarake serbe të divizionit të Danubit në dhe për rreth fshatit Maqedonc u pasua nga dhuna çnjerëzore e divizioneve ushtarake serbe mbi popullatën shqiptare.
Gjatë luftimeve në fshatin Maqedonc u vranë 37 ushtarë serb dhe 25 kryengritës shqiptar (të dhënat për këto luftime gjinden në Arkivin e Shkupit AHT-2 faqet nga 102 deri 120).