Familja katër anëtarëshe Iseni nga fshati Likov i Kumanovës po jeton si më keq, ata në këtë stinë të ftohtë dimri mbetën pa kulm mbi kokë, sikure shumë familje të tjera të cilat po mundohen të mbesin gjallë vetëm me ndihmë sociale, ashtu edhe Flamurja me tre vajzat e saja, dita dites po heqin edhe për kafshatën e gojës.
Gjate vizitës që i bëmë i gjetëm me lot në fytyre e ashtu si u shpreh Flamurja, zonja e shtepise, kanë mbetur pa zgjidhje, familja nuk kishte as miell e as gjëra të tjera elementare për të mbjetuar, mungonte buka, kripa vaji, sheqeri e për të tjera as qe bëheshte fjalë. Flamurja na rrefeu hallet nëpër të cilat është duke kaluar, ndersa mërzia për vajzat se po rriten pa një kulm të sigurtë po e lodh akoma më shumë.
“Edhe prej këtu janë mërzitë që një javë kështu nëpër rrugë, edhe femija shkollën mos ta lën, të vazhdojnë me shkollën, ne Likov janë për zor mjaftë është rënd, sic po e shifni edhe ju vete, vajzat po kërkojnë në shkoll me shku janet të lidhura shumë për shoqet , boll zor , ma keq më nuk ka qysh të jet”, tha Flamure Iseni.
Flamurja thekson se si burim i vetëm i të ardhurave në këtë shtëpi është një ndihmë sociale të cilën e gëzojnë në shumën prej 4 mije denareve . Ata per momentin janë të strehuar në një shtëpi pronë e nje kushëriri.
“Këtu jam duke qëndruar, me qera jam duke qendru për momentin, nuk di sa është vlera e qeras, po pronari mi ka hap dyertë të mos mbetem jashtë, nuk di sa duhët të paguaj, megjithse nuk kam, nuk e kam menduar si do ta paguaj, rrymën ujin duhët ta paguaj familja të kanë përkrah është ato nuk i kane punët mirë, po mi kane hapo dyertë në këto momenete, nuk e kane lehtë edhe për ata”, shtoi zonja Iseni.
Tre vajzat e Flamures e edhe pse shume të vogla ata e ndjenin situaten në familje, pas kamerave na thanë se nuk do të dëshironin asgjë më shumë sesa ndërtimin e një shtëpie të re, ku të paktën do të flinin pa ankthin se një ditë mund te braktisen nga shtepia. Për të gjithë ata të cilët kanë mundësi të vizitojnë familjen në fjalë dhe t’i ndihmojnë me aq mundësi sa kanë këtë mund ta bëjnë duke thirrur në numrin direkt të familjes të paraqitur në ekranin e TVM2.