Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev i gatshëm të marrë PDSH-në në qeveri

Zaev i gatshëm të marrë PDSH-në në qeveri

Kryeministri Zoran Zaev i ftuar në emisionin debativ “Rruga drejt…”, ka theksuar se PDSH mund të jetë pjesë e Qeverisë.
“Unë kam biseduar me Menduh Thaçin para zgjedhjeve lokale dhe ai shprehu gatishmëri për të përkrahur reformat. Ne i kemi lënë hapur derën e bashkëpunimit dhe pse jo. Dy deputetë janë të rëndësishëm”, theksoi Zaev.

Por, ai nuk bëri të ditur se kur do të formalizohet kjo.

Por nga PDSH deri tani heshtje totale dhe nuk jepet asnjë sinjal apo fjalë se cili do të jetë fati i saj. Derisa në anën tjetër, BDI ka qenë më e zëshme që kjo parti të jetë në koalicion në vendin e ASH-së.

“Jemi të interesuar që edhe PDSH të marrë pjesë në qeveri, por kjo nuk varet vetëm nga dëshira jonë. Duhet të ketë pëlqim edhe nga partneri i koalicionit. Nëse ekziston pajtueshmëri, ne jemi të gatshëm të japim një resor për kuadër të PDSH-së”, ka deklaruar një funksionar i lartë në BDI për Dojçe Vele në gjuhën maqedonase.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!